Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale
October 26, 2026 - 16:46
Me një minutë heshtje në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra dje në Vitomiricë të Pejës, si dhe të të gjitha grave të vrara nga partnerët ose anëtarët e tjerë të familjes, ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje në shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre.
