Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Aktuale October 28, 2026 - 16:31

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protesta, është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Andaj, të mërkurën, të ejten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, i cili ka kërkuar organizim dhe solidarizim kombëtar.

Gjatë protestës, janë rrëzuar edhe disa kontejnerë.

Image

Image

Image