“Nana, të dua shumë” – pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
Foto: Laura Hasani

“Nana, të dua shumë” – pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin

Aktuale October 28, 2026 - 16:43

Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, po vazhdon.

Pankarta me mesazhe emocionuese po mbahen në duart e protestuesve, ndër tjerash edhe një me fotografinë e Arlindës me djalin e saj, me shkrimin "Nana të dua shumë".

Familjarët e Arlindës, e cila u vra nga kunati i saj, po marshojnë bashkë me shumë qytetarë në sheshin 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë.

Në krye të marshit, ata po kërkojnë drejtësi, për rastin që thanë se nuk po munden ta përballojnë.