Reshitaj: Ç’siguri ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shtetit kur merr përgjigje “s’jam i obliguar me u marrë me ty”
Foto: Laura Hasani

Reshitaj: Ç’siguri ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shtetit kur merr përgjigje “s’jam i obliguar me u marrë me ty”

Aktuale October 29, 2026 - 10:48

Albena Reshitaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme në Kuvend ka folur për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Reshitaj ka shtuar pyetjen se “sot se çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigjja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’’.

“Vrasja e Arlindës na ka tronditur, por ajo që po dëgjojmë këto ditë e bënë edhe më të rëndë edhe më të trishtë. Po publikohen audioincizime ku Arlinda dëgjohet duke iu lutur për ndihmë zyrtarëve policorë, ndërsa njëri prej tyre përgjigjet ‘nuk jam i obliguar me u marrë me ty’’. Po ashtu është raportuar se tri ditë para vrasjes kur Arlinda kishte thirrur policinë, zyrtarë ishin vonuar 70 minuta sepse nuk kishin pas veturë zyrtare në dispozicion. Unë pyes sot se çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigjja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’. Dhe fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që përballemi me të. Vetëm në 10 muajt e fundit i kemi 8 vrasje. A po arrijnë institucionet tona t’i mbrojnë qytetarët, kur ata kanë më së shumti nevojë. Sot Qeveria po paralajmëron masa të reja për mbrojtën e grave. Mirëpo si prisni që qytetarë t’u besojnë se këto masa do të zbatohen vërtet, kur ende nuk kemi përgjigje të qarta për përgjegjësinë institucionale të rasteve të mëparshme”, ka thënë ajo.