Kuvendi mblidhet sot, në rend dite disa projektligje
Foto: Laura Hasani

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite disa projektligje

Aktuale November 05, 2026 - 07:51

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, më 5 nëntor, seancë plenare, e cila do të fillojë në orën 12:00.

Në rendin e ditës janë paraparë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Regjistrimin e Bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe do të votojnë për fushëveprimin e komisioneve parlamentare për legjislaturën e 11-të.

Vendimi për mbajtjen e seancës të enjten u mor të hënën nga Kryesia e Kuvendit.