Dyshohet se Radoiçiqi dhe Veselinoviqi janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur nga Serbia në Rusi dhe ndodhen në Moskë.
Dy figurat nga veriu i Kosovës, të konsideruara prej vitesh si bashkëpunëtorë të afërt të Aleksandër Vuçiqit dhe pjesë e rrjetit të ndikimit të SNS-së, dyshohet se janë larguar nga Serbia, sikurse dyshohet se ka vepruar edhe Andrej Vuçiq, vëllai i ish-presidentit.
Veselinoviqi dhe Radoiçiqi janë përmendur prej vitesh në raportime për krim të organizuar, kontrabandë, korrupsion dhe ndikim politik në veri të Kosovës dhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
Të dy janë vendosur nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa lidhjet e tyre me strukturat e pushtetit në Serbi kanë ngritur vazhdimisht pikëpyetje për mbrojtjen politike që mund të kenë gëzuar.
Radoiçiqi ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Ndaj tij Kosova i ka ngritur aktakuzë për terrorizëm në Kosovë, ndërsa qëndrimi i tij në liri në Serbi pas sulmit ka nxitur kritika ndaj autoriteteve serbe dhe kërkesa për llogaridhënie.
Në materialin mbi të cilin mbështetet ky raportim ngrihen gjithashtu pretendime për lidhje të Veselinoviqit, Radoiçiqit dhe Andrej Vuçiqit me pronësinë e fshehur dhe veprimtarinë financiare të Alta Bankës.
Emrat e tyre janë përmendur edhe në raportime mbi komunikimet e deshifruara të platformës “Sky”, ku ngrihen dyshime për kontakte me figura të krimit të organizuar dhe ndikim mbi rrjete të fuqishme financiare.
Babine karte ne greše.Jorgovanka je bila privedena i saslušana,pristala je da saradjuje i da kaëe sve što zna a zna mnogo. Zato je Macura uhapšen a Zvonko V. i Milan Radojiëië pobegli u Moskvu
— Baba Rada (@dugokosapametni) November 4, 2026