Edhe pse kushton 2.4 milionë euro, shiten të gjithë ekzemplarët – (Foto)

Edhe pse kushton 2.4 milionë euro, shiten të gjithë ekzemplarët – (Foto)

Auto&Tech March 21, 2019 - 12:10

Nëse dikush ka pyetur se pse viteve të fundit është rritur numri i prodhuesve të super-automobilave, përgjigjen e jep kompania suedeze, Koenigsegg, transmeton Zeri.info.

Image

Kjo kompani brenda vetëm disa javëve ka arritur të shet të gjithë 125 ekzemplarët e planifikuar për t’u prodhuar të modelit ultra të shpejtë, Jesko, prodhimi i të cilit fillon në vitin 2020. Koenigsegg kishte shitur 83 ekzemplarë para fillimit të panairit të veturave në Gjenevë, ku Jasko ka debutuar, ndërsa pas premierës janë shitur edhe 42 ekzemplarët e tjerë.

Image

Duhet cekur se një ekzemplarë i Koenigsegg Jesko, kushton 2.43 milionë euro. Koenigsegg planifikon të prodhoj një veturë të tillë në javë. Kjo veturë ekzotike me dy ulëse, posedon motorin 5.0 litërsh V8 i cili në kombinim me karburantin E85, zhvillon 1600 kuaj fuqi.

Jesko pritet të arrij shpejtësinë maksimale prej 483 km/h, me çka do të jetë vetura më e shpejtë që mund të përdoret në rrugët publike./ZERI