Ja si duket laptopi i parë shpalosës në botë

Ja si duket laptopi i parë shpalosës në botë

Auto&Tech May 15, 2019 - 16:47
Lexo Detajet

Lenovo nuk po lejon që Samsung të jetë e para që sjellë pajisje teknologjike shpalosëse në fushën e teknologjisë.

Gjiganti kinez i teknologjisë po sjell pajisjen me një ekram të shpalosshëm, të cilën po equan “laptopi i parë i shpalosshëm në botë”.

Laptopët tashmë mund të shpalosen në gjysmë, por në vend të një ekrani dhe një tastiere, brendësia e tij do përmbajë një ekran OLED 13,3 inç që, kur shpaloset, e transformon pajisjen në një tablet të madh.

Kur është në modalitetin e laptopit, një tastierë në ekran do lejojë përdoruesit të shkruajnë imella, dokumente dhe më shumë.

Meqenëse nuk ka bërë të ditur në lidhje me specifika të tjera të brendësisë së laptopit, kompania ka pohuar se pajisja e prezantuar është vetëm një prototip dhe se të dhëna të tjera do jenë në dispozicion më 2020-ën.