Edhe pse i ka vetëm 5 ulëse, nga Corsa shihen duke dalë 14 persona

Edhe pse i ka vetëm 5 ulëse, nga Corsa shihen duke dalë 14 persona

Auto&Tech June 18, 2019 - 10:50
Lexoni detajet

Ky është momenti kur 14 persona, përfshirë 10 fëmijë, dalin nga vetura Vauxhall e cila ka vetëm pesë ulëse.

Videoja është filmuar nga James Bowen, 33-vjeç, i cili pa këtë ngjarje të pazakontë nga dritarja e shtëpisë së mikut në Blackburn të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqet vetura Vauxhall Corsa e parkuar mes dy veturave tjera, nga e cila dalin gra e fëmijë dhe një burrë.

Megjithatë një gjë është e sigurtë që nëse do të kapej nga ndonjë polic i trafikut shoferi sigurisht se do të dënohej, kjo për faktin se përpos shoferit në këtë veturë lejohen edhe katër persona tjerë.

Dënimi për një veprim të tillë në Angli mund të shkojë deri në 500 funte, kurse në video shihen duke dalë 14 persona, kryesisht gra e fëmijë. /Telegrafi