Spectacles 3 me mundësi të realizimit të fotografive 3D

Spectacles 3 me mundësi të realizimit të fotografive 3D

Auto&Tech gusht 13, 2019 - 19:26
Lexoni detajet

Me gjeneratën e tretë të syzave të zgjuara Spectacles 3, mund të realizohen fotografi 3D, me rezolucion mjaft të lartë.

Te Spectacles të reja që vijnë këtë vjeshtë, derisa porositë kanë filluar që tani, ka përditësime më të mëdha se ato aktuale.

Kamerat HD që i ka në të dy anët, i mundësojnë të marrin pamje tre dimensionale, të realizuara ashtu si është duke parë përsoni që i bartë. Nga aty mund të barteni menjëherë në telefonin e zgjuar, si dhe mundësia që të transmetohen në Snapchat.

Fotografitë e kanë rezolucionin 1,642×1,642, derisa videot filmohet me rezolucion 1,216×1,216. Gjë që është shumë më e ulët se disa telefona të zgjuara si 4,032×3,024 pixel në iPhone XS.

Në Spectacles 3 janë vënë katër mikrofon, për audio sa më të pastër, derisa ka kapacitet deri në 4GB, për 100 video dhe 1,200 fotografi.

Tashmë porositë kanë filluar dhe Spectacle 3 mund të blihet për 134 euro, apo 178 euro.