Përhapet alarmi, asistentët digjitalë po ju shpërndajnë të dhënat

Përhapet alarmi, asistentët digjitalë po ju shpërndajnë të dhënat

Auto&Tech gusht 21, 2019 - 13:12
Lexoni detajet

Po përdorni asistentët dixhitalë si Alexa ose Siri? Kini kujdes! Edhe pse Google ka ndryshuar rregullat dhe i ka bërë tepër të ashpra, një numër i madh biznesesh të rreme shfaqen në Google Maps dhe përdoren për të mashtruar dhe shfrytëzuar njerëz të shumtë.

Njerëzit i drejtohen asistentëve zanorë për një informacion të caktuar, për shkak të mungesës së kushteve të sofistikuara përzgjedhëse, algoritmi mund të zgjedhë edhe një biznes/shërbim të rremë dhe keshtu bien pre e mashtrimit dhe dërgojnë para ose shpërndarjnë informacione personale te njerëz që presin momentin për t’i shftrytëzuar në favor të tyre.

Sipas “CNN” duket se asistentët virtualë nuk janë fort të mirë për të kapur reklamat e rreme ndaj këshillohet që të mos përdoren në të tilla raste pasi qindra e mijëra biznese të rreme qarkullojnë çdo muaj në Google Maps, sipas një hetimi të Wall Street Journal.