Pixel 4 mund të shfrytëzohet për pritjen e telefonatës

Pixel 4 mund të shfrytëzohet për pritjen e telefonatës

Auto&Tech shtator 10, 2019 - 09:17
Detajet

Muzikën e bezdisshme që e dëgjoni në telefon, derisa operatori të jetë gati për bisedë, Google e ka mundësuar që Pixel 4 ta bëjë për ju.

Në Pixel 4 që lansohet së shpejti, është integruar Google Assistant që mund të shfrytëzohet, për të pritur derisa operatori është gati dhe një njeri mund të përgjigjet për kërkesat që keni.

“Shtypni butonin e caktuar dhe Google Assistant do ta merr përsipër këtë, për t’ju njoftojë me tingull kur gjithçka është gati për ju” thuhet nga një burim i afërt me këtë telefon të ri. Kur telefoni të jetë lansuar, nuk dihet nëse ky përditësim është gati të vjen me të, por duket se është mjaft praktik.

Google Pixel 4, pritet ta ketë mundësinë e hapjes nëpërmjet njohjes së përdoruesit dhe komandimit nëpërmjet lëvizjes së dorës nga larg.