Youtube filtra për matjen e shikueshmërisë

Youtube filtra për matjen e shikueshmërisë

Auto&Tech September 15, 2019 - 11:11
Detajet

“Youtube” duket se po punon për një ndryshim më të fundit në sistemin e tij.

Për të parandaluar artistët dhe të tjerët të cilët përdorin mënyra të ndryshme për hakimit vetëm për të rritur shikueshmërinë, ajo vendoi ta ndryshoj këtë gjë.

‘Youtube’ më  nuk do i numëroj shikueshmëritë që vinë nga reklamat apo nga kompanitë që postohen videot. Në vend të kësaj, renditja për videot muzikore do të jenë të bazuara nga burimet organike, duke i përfshirë ‘lidhje të drejtpërdrejta me videot, rezultatet e kërkimit, faqet e jashtme që përmbajnë videon”, kjo sipas një postimi nga Youtube, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sistemi i grafikëve të kësaj platforme ka hasur në disa polemika këta muaj të fundit. Në korrik të këtij viti, një reper nga India ka thyer rekordin me shikueshmërinë në Youtube, duke thyer rekordin e videos më të shikuar që është grupi muzikor nga Japonia ‘BTS” me 75 milionë shikues, por njerëzit menjëherë kanë dyshuar se videoja e këtij reperi përbëhet me shikues artificial.