Google nxjerr në treg smartfonin e ri, po cilësohet rival i iPhone 11 Pro

Google nxjerr në treg smartfonin e ri, po cilësohet rival i iPhone 11 Pro

Auto&Tech shtator 17, 2019 - 14:11
Lexon detajet

Ndërmarrja gjigante ‘Google’ ka prezantuar gamën e re të produkteve të saj, pjesë e së cilave do jetë edhe smartfoni Pixel 4. Prezantimi i tyre do bëhet gjatë një eventi në tetor të këtij viti, i cili do mbahet në Nju Jork.   

Produkti kryesor i këtij evenimenti do jetë Pixel 4, smartfon ky i cili mund të manipulohet pjesërisht, pa e prekur atë, përkatësisht me gjeste të dorës.

Përveç tjerash, pajisja do mund të zhbllokohet përmes njohjes së fytyrës. Risia kryesore e kësaj pajisjeje të re do jetë integrimi i teknologjisë ‘Soli’, radar në të cilin ekipi i ‘Pixel’ ka punuar 5 vite rresht.

Prodhimi i ‘Google’ po konsiderohet si rival i pajisjes së re të ‘iPhone 11 Pro’, falë risive që do sjellë në tregun e smartfonëve.

Pajisja po ashtu do të mbështesë rrjetin ‘5G’, shërbim ky që nuk do jetë në dispozicion deri më 2020-ën në smartfonët e Apple.