Ora inteligjente e Huawei ka jetëgjatësi baterie 2 javë

Ora inteligjente e Huawei ka jetëgjatësi baterie 2 javë

Auto&Tech shtator 20, 2019 - 12:58
Detajet

Mate 30 nuk ishte pajisja e vetme që Huawei prezantoi ditën e djeshme. Kompania gjithashtu prezantoi Huawei Watch GT 2, pajisjen më të fundit me sistem operativ LiteOS.

Kur të debutojë në Evropë këtë vit, Huawei do të shesë Watch GT në dy madhësi: 46mm dhe 42mm.

Modeli 46mm ka një rrip prej 22mm dhe ekran 1.39-inç AMOLED me rezolucion 454×454. Modeli 42mm nga ana tjetër ka rrip 20mm dhe ekran 1.2-inç AMOLED 390×390.

Ky i fundit është më i lehtë dhe më i hollë. Cilësia që spikat e dy modeleve është padyshim jetëgjatësia e baterisë. Me çipin Kirin A1, Huawei premton dy javë jetëgjatësi baterie për modelin 46mm i cili ka bateri edhe më të madhe.

Gjatë këtyre dy javëve Huawei thotë se do të mund të përfitoni nga të gjitha avantazhet dhe funksionalitetet e orës si GPS, monitori i rrahjeve të zemrës dhe gjurmimi i gjumit.

Risi për këto dy pajisje është Bluetooth 5.1. Për sa kohë jeni në një distancë prej 150 metrash mund të kryeni thirrje nga ora dhe të dëgjoni muzikë me kufje Bluetooth. Në Huawei Watch GT 2 mund të ruani deri në 500 MP3. Të dy modelet janë rezistentë ndaj ujit në 50 metra për 10 minuta.

Ora del në shitje muajin e ardhshëm në Evropë.