Oneplus 7T McLaren Edition do të dalë në shitje nga sot

Oneplus 7T McLaren Edition do të dalë në shitje nga sot

Auto&Tech November 06, 2019 - 12:05
detajet

Së fundmi ka ardhur konfirmimi se OnePlus 7T Pro McLaren Edition do të jetë në dispozicion që nga sot, e martë, 5 Nëntor në 10:00 GMT.

Konfirmimi vjen direkt nga marka kineze, mirëpo për tregje të caktuara.

Edicioni OnePlus 7T Pro McLaren do të jetë në dispozicion duke filluar nga sot për klientët e OnePlus në të gjithë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pajisja ka qenë e disponueshme në sasi të kufizuar që prej kohësh, kështu që tani mund të merrni tuajat.

Regjistrimi për më shumë informacion dhe përditësime përmes postës elektronike mund të bëhet përmes kësaj lidhje.

Ky telefon do të jetë në dispozicion për 928 euro, që është rreth 100 euro më i kushtueshëm se versioni origjinal.

Dallimi kryesor mes këtij versioni dhe origjinalit OnePlus 7T Pro është se vjen me 12 GB RAM në vend të 8 GB, dhe gjithashtu përfshin një karikues Warp Charge 30T, një kabllo USB-C me veshje të portokalltë dhe një mbështjellës ekskluziv Alcantara.