Facebooku i ka mbyllur gjatë këtij viti 5.4 miliardë llogari të rrejshme

Facebooku i ka mbyllur gjatë këtij viti 5.4 miliardë llogari të rrejshme

Auto&Tech November 14, 2019 - 17:01
detajet

Deri më tani, sa i përket këtij viti, Facebook i ka mbyllur 5.4 miliardë llogari të rrejshme, derisa miliona llogari tjera në këtë platformë, vazhdojnë të mbesin aktive. Në krahasim me 3.3 miliardë llogari të rrejshme, që janë mbyllur vitin e kaluar.

Rreth pesë për qind e llogarive që hapen brenda muaji janë të rrejshme, megjithatë ky rrjet social e ka avancuar teknologjinë, që t’i mbyllë këto llogari sapo të hapen.

Ky hap është ndërmarrë nga Facebook, si sfidë që të largojë llogaritë e rrejshme para se të fillojë fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet e vitit 2020.

Analistët dhe rojet vëzhguese janë duke kërkuar një valë të përmbajtjes së rreme dhe mashtruese, në rrjete sociale pas zbulimeve në lidhje me ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016.

Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerber ka bërë të ditur në një takim me reporterë, numrin enorm të llogarive të rrejshme që janë larguar nga platforma, ndërsa kërkoi nga platformat tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Për shkak se numri i këtyre llogarive është i lartë, nuk do të thotë se ka përmbajtje aq të dëmshme. Numri është i lart, për shkak se po punojmë që të largojmë sa më shumë prej tyre”, ka thënë Zuckerberg. Numri i llogarive të rreme, arriti kulmin në fillim të vitit, kur Facebook tha që mbylli më shumë se dy miliardë në periudhën nga janari deri në mars.

Gjatë tri muajve të ardhshme, Facebook largoi më pa llogari të rrejshme – rreth 1.5 miliard – ndërsa punoi, që të zhvilloi sa më shumë teknologjinë, për identifikimin dhe mbylljen e këtyre llogarive sapo të jenë hapur. Por, numri është rritur sërish, pasi prej qershorit deri në shtator, janë larguar 1.7 miliard llogari të tjera.

Njoftimi vjen si pjesë e ndryshimeve të reja në Facebook, për rritjen e transparencës, ndërsa është hera e parë që tregohet lidhur me llogaritë e rrejshme që janë mbyllur në Instagram.

Mbi tre milionë llogari janë mbyllur në Instagram, deri në shtator të këtij viti, pasi u gjet se merreshin me shitjen e drogës, ndërsa rreth 95 mijë tjera, për shkak se merreshin me shitjen e armëve.

Të gjitha këto ndërhyrje, janë bërë pasi Facebook u kritikua nga grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut, për shkak se përmbante përmbajtje të pa denjë, ndërsa kërkohej që gjendja të bëhet më e mirë.