Pas orës dhe telefonit, gati tualeti i mençur!

Pas orës dhe telefonit, gati tualeti i mençur!

Auto&Tech November 18, 2019 - 08:18
Lexoni detajet!

Telefona të mençur, ora të mençura, çfarë na pret në vijim, tualete të mençura? Po, kjo është e ardhmja.

Gazetarja e CNN, Gabriela Rusk, ka biseduar me një ekip shkencëtarësh nga universitetit i Wisconsin-Madison, të cilët aktualisht po punojnë për krijimin e një prototipi tualeti të mençur.

“Jemi vërtet shumë të interesuar për tualetet”, shprehet Josh Coon, profesor kimie. “Disa njerëz mendojnë se jemi të çmendur, por mendoj se po bëjmë diçka interesante”, thotë Ian Miller, shkencëtar.

Për shkencëtarët në universitetin e Wisconsin, tualeti i zgjuar është e ardhmja.

“Tualeti jonë, tualeti jonë i mençur, do të ketë një enë grumbullimi në pjesën e përparme, dhe më pas, përmes tubave, gjithçka e grumbulluar, do të mund të përdoret edhe për analiza”, thotë Ben Anderson, student.

Kjo, sipas kërkuesve, është një mënyrë revolucionarizimi dhe përmes kësaj metode të re, secili përdorues do të ketë më shumë akses për shëndetin. Tualeti i zgjuar do të na mundësojë të dhëna për nivelin e kafeinës apo edhe alkoolit në gjak, apo mënyrën sesi trupi reagon ndaj tyre. sipas shkencëtarëve, ky do të jetë njëlloj monitorimi ditor për shëndetin. Kjo do të thotë të modernizosh të vetmin vend privat që kemi. Ekipi thotë se janë vetëm 3 muaj larg realizimit të tualetit të mençur. Më pas, atyre do ti duhet një vit kohë për të mësuar sesi funksionon teknologjia, për të analizuar kësisoj edhe materialet që grumbullohen.