Dënohen 25 zyrtarë të lartë të kompanisë Samsung

Dënohen 25 zyrtarë të lartë të kompanisë Samsung

Auto&Tech December 18, 2019 - 10:50

Gjykata e Koresë së Jugut ka dënuar më 18 muaj burg një prej anëtarëve të bordit të kompanisë Samsung për abuzimin me pagesat e punonjësve.

Përveç Lee Sang hoon u dënuan dhe 24 persona të tjerë për thyerjen e rregullores së brendshme të kompanisë.

Prokuroria deklaroi se të gjithë personat e dënuar kanë përdorur taktika të ndryshme për të abuzuar me punonjësit.

Por nuk ka pasur ende një reagim nga vetë kompania për këtë çështje.