Microsoft do të zëvendësojë gazetarët me robotë

Microsoft do të zëvendësojë gazetarët me robotë

Auto&Tech June 05, 2020 - 23:29

Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë me kontratë në faqen e tij të internetit të MSN me robotë.

Kjo mendohet të bëhet me sisteme të automatizuara për të zgjedhur histori lajmesh, raporte të mediave amerikane dhe britanike. Ndërtimi i tregimeve bëhet nga agjencitë e lajmeve mirëpo, përzgjedhja e titujve dhe fotove për faqen e MSN aktualisht bëhet nga gazetarët, transmeton rtv21.tv. Inteligjenca artificiale do të kryejë këto detyra të prodhimit të lajmeve, thanë burime për Seattle Times.

Microsoft tha që ishte pjesë e një vlerësimi të biznesit. “Ashtu si të gjitha kompanitë, ne vlerësojmë biznesin tonë në mënyrë të rregullt. Kjo mund të rezultojë në rritje të investimeve në disa vende. Këto vendime nuk janë rezultat i pandemia aktuale” tha gjiganti i teknologjisë amerikane në një deklaratë. Microsoft, si disa kompani të tjera të teknologjisë, i paguan organizatat e lajmeve që të përdorin përmbajtjen e tyre në faqen e saj të internetit. Por i punëson gazetarët të vendosin se cilat histori do të shfaqen dhe si të paraqiten.

Rreth 50 prodhues të lajmeve me kontratë do të humbasin punën e tyre në fund të qershorit, por një ekip gazetarësh me orar të plotë do të mbetet.