Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Problemet që mund t’i shkaktojë “TikTok”-u në lidhje me ushqimin

Problemet që mund t’i shkaktojë “TikTok”-u në lidhje me ushqimin

Auto&Tech July 02, 2020 - 14:04

Rrjeti i ri social "TikTok" mund të inkurajojë probleme në lidhje me ushqimin, sidomos te njerëzit që vuajnë nga çrregullimet në të ngrënë.

Aplikacioni i videove është një ndër më popullorët në botë dhe numëron mbi 800 milionë përdorues. 41% e tyre janë mes moshës 16 dhe 24 vjeç.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se disa përmbajtje mund të glorifikojnë çrregullimet me ushqimin, si anoreksia dhe bulimia.

Kompania teknologjike ka deklaruar se siguria dhe mirëqenia e përdoruesve është një nga prioritetet kyçe të saj. "TikTok"-u është shprehur se po inkurajon njerëzit që të raportojnë çdo përmbajtje që promovon këto shqetësime.

Një prej organizatave jo fitimpruprëse, "Beat", ka deklaruar se edhe pse gjigandi i videove ka marrë masa, ende shfaqen video të dëmshme në aplikacion. /tvklan.al