Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Facebook-u akuzohet për anësi në punësim kundër personave me ngjyrë

Facebook-u akuzohet për anësi në punësim kundër personave me ngjyrë

Auto&Tech July 04, 2020 - 11:14

Një person me ngjyrë, i cili punon në Facebook, bashkë me dy të tjerë të cilëve u ishin refuzuar vendet e punës në rrjetin e famshëm social, e ka dorëzuar një ankesë kundër kësaj kompanie me pretendimin se personat me ngjyrë nuk kanë mundësi të barabarta.

Ankesa u dorëzua në Komisionin për Mundësi të Barabarta të Punësimit nga Oscar Veneszee, 46 vjeç, i cili ka punuar në Facebook si menaxher i programit të operimeve që nga viti 2017, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.

Veterani i forcave detare pretendon se ky rrjet social i diskriminon personat me ngjyrë dhe ata që aplikojnë për punësim, paga dhe ngritje në pozitë nga ky komunitet.

Sipas tij, diskriminimi fshihet pas një zotimi zyrtar për diversitet dhe të drejta civile.

Veneszee pretendon gjithashtu se nuk është vlerësuar drejt apo ngritur në detyrë, pavarësisht, siç tha ai, performancës së shkëlqyeshme.

Dy të tjerë e përkrahën këtë ankesë dhe u bënë pjesë e saj, duke thënë se u është pamundësuar punësimi në kompani në mënyrë joligjore, pavarësisht se ishin të kualifikuar.

Howard Winns Jr. dhe Jazsmin Smith ishin rekrutuar nga Veneszze, por pretendojnë se nuk u punësuan për shkak se janë persona me ngjyrë.