Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
A do të jetë ky iPhone 12?

A do të jetë ky iPhone 12?

Auto&Tech July 18, 2020 - 21:42

Siç ndodh çdo vit, Apple do të prezantojë në muajin Shtator modelin e ri iPhone 12. Muaj më parë, në internet kanë qarkulluar thashetheme se si do të jetë ky modeli.

Hipotezat kanë qenë të shumta, disa prej të cilave aludonin se iPhone do të rikthehej në formën e saj ikonike të iPhone 4 dhe iPhone 5, duke krijuar një dizajn të ngjashëm.

Duket se këto thashetheme mund të rezultojnë të vërteta. Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare nga Apple, Milind Chandwe ka krijuar një model koncept 3D të iPhone 12 që pritet të dalë pas 2 muajsh.

 

Në këtë video, dizajni i iPhone 12 është konceptuar me cepa katrorë, njësoj si modelet e dikurshme të iPhone 4 dhe iPhone 5. Megjithatë, do të mbetet të presim deri në Shtator për të parë se si do të jetë iPhone 12.

Muajt në vijim pritet të jenë pikë kthese për Apple, pasi do të prezantojë edhe celularët e parë me teknologjinë 5G. Këta të fundit pritet të dalin në treg gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2021 dhe jo në Shtator 2020. /tvklan.al