SHBA nuk i ndahet teknologjisë kineze

SHBA nuk i ndahet teknologjisë kineze

Auto&Tech July 19, 2020 - 16:36

Rrjeti social i cili së fundmi po thyen rekorde shkarkimesh nga miliona njerëz TikTok është vënë në shënjestrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj që raporton Financial Times, administrata e Trump po shqyrton mundësinë për ta futur në listën e zezë këtë lloj aplikacioni.

TikTok ka me qindra të punësuar që merren me sigurinë, produktin dhe politikën publike në SHBA. Drejtuesit e TikTok janë shprehur se kurrë nuk kanë siguruar të dhëna për qeverinë kineze, as nuk do ta bënin këtë edhe nëse i kërkohet. Ky rrjet social është kritikuar nga politikanët amerikanë si një kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të saj me Kinën. Ata pretendojnë se kompania teknologjike mund të  kontrollojë çështjet e brendshme.

Ky vendim vjen si një lloj “hakmarrje” që SHBA-të po ndërmarrin për ta goditur fuqishëm Kinën nga ana ekonomike. Por sipas ekspertëve të mediave sociale TikTok ka vetë disa kufizime edhe nga vetë Kina, por për një gjë e tillë nuk arrin t’i bindë amerikanët. Edhe më herët kompania ka deklaruar se serverat e saj nuk janë në Kinë, por në Singapor e SHBA dhe se nga ana tjetër nuk ka ndarë kurrë të dhënat e përdoruesve me Pekinin.

Aplikacioni ka fituar mjaft popullaritet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke u bërë platforma e parë kineze e mediave sociale që fiton kaq shumë vëmendje nga përdoruesit. TikTok e kanë shkarkuar mbi 315 milionë herë në tre muajt e parë të këtij viti, më shumë shkarkime se çdo aplikacion tjetër në histori.

Të njëjtën gjë SHBA-ja e bëri edhe me kompaninë Huaëei ku e vendosi në listën e zezë, ku ndaloi blerjen e çdo lloj produkti nga ky gjigand teknologjik për arsye sigurie, pasi mendohej se pajisjet përdoreshin për spiunazh.