Infektuar: 58399
Shëruar: 51081
Vdekur: 1466
Përplasje mes “Apple”-s dhe “Fortnite”-s

Përplasje mes “Apple”-s dhe “Fortnite”-s

Auto&Tech August 14, 2020 - 11:31

Apple ka hequr nga “App Store” lojën e njohur Fortnite, duke iu ndaluar lojtarëve të saj instalimin e një prej lojërave më të njohura. Ky vendim erdhi pasi një përditësim i Fortnite, i lejonte përdoruesve që ta blinin atë direkt nga Epic Games, që është krijuesi i lojës, duke anashkaluar në këtë mënyrë Apple.

Epic Games mesa duket e dinte që gjigandi teknologjik do të merrte këtë vendim dhe ka ngritur një ankesë disa minuta pas heqjes. Disa orë më vonë edhe Google e hoqi aplikacionin nga “Google Play Store”. Megjithatë loja vazhdon të përdoret në celularët Android.

Mirëpo në iOS, vetëm “App Store” mund të legjitimojë aplikacionet e shkarkuara. Apple ka deklaruar se Epic ka shkelur udhëzimet e App Store. Këto udhëzime dënojnë çdo sistem pagese ndryshe nga i Apple-t dhe ka qenë një subjekt i madh diskutimi mes zhvilluesve të aplikacioneve dhe gjigandit teknologjik.

Epic ka deklaruar se personat që e kanë shkarkuar Fortnite në celular mund të vazhdojnë që të luajnë derisa të dalë përditësimi i radhës. Pas përditësimit ata kanë për të humbur disa versione./tvklan.al