Premiera e “Fast & Furious 9” në Cineplexx mbledh “Maraklit e kerreve” [foto/video]
Foto: Laura Hasani

Premiera e “Fast & Furious 9” në Cineplexx mbledh “Maraklit e kerreve” [foto/video]

Auto&Tech June 10, 2021 - 19:12

Premiera e një prej filmave më të shumëpritur “Fast & Furious 9”, ka mbledhur shumë adhurues të veturave sportive në Prishtinë.

Një numër i madh i të rinjve janë mbledhur sot me rastin e premierës së filmit “Fast & Furious 9”, duke parë nga afër edhe veturat sportive që ishin mbledhur nga e gjithë Kosova, por jo vetëm, në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në kryeqytet.

Ky organizim është bërë i mundur nga Cineplexx dhe grupi “Marakli t’kerreve” dhe partnerëve tjerë.

Image

Dëfrim Puka, menaxher i komunikimit dhe marketingut në Cineplexx, ka thënë për “Zërin” se ky është një prej filmave më të shumëpritur që po shfaqet pas lehtësimit të masave, ndërsa kanë vendosur që të bëjnë një organizim pak më ndryshe me rastin e premierës së “Fast & Furious 9”.

Image

“Sot kemi vendos që për shkak të premierës së filmit “Fast & Furious 9”, që është një prej filmave më të shumëpritur të këtij viti, kemi vendos me festua pak më ndryshe dhe kemi organizua bashkë me “Marakli t’kerreve” dhe kemi ftuar të gjithë adhuruesit e veturave sportive të mblidhen këtu në Prishtinë, por i njëjti organizim është bërë edhe në Prizren që të bëjmë një shou të veturave si formë feste për premierën e filmit pasi natyra e filmit është e dedikuar për adhuruesit e veturave”, ka thënë Puka.

Image

Ai tha gjithashtu se gjitha biletat në 18 oraret e premierës janë shitur në kohë rekord, ndërsa pret që interesim të tillë të ketë edhe në ditët në vazhdim.

“Ne jemi të kënaqur shumë që kanë ardhur, pra kemi vetura sportive të cilat nuk na bie t’i shohim në përgjithësi dhe publiku po njihet me to nga afër. Po ashtu jemi të kënaqur edhe me shitjen e biletave, ku në 18 oraret e filmi, të gjitha biletat janë shitur dhe ky është një rekord i shikueshmërisë për këtë film.

Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, “Fast and Furious Meeting”, gjatë eventit “Action Night” për këtë film, të gjithë ata që blejnë bileta, do të bëhen pjesë e lojës shpërblyese ku do të dhurohen: Një pushim 7 netë në Turqi nga Fibula, 2x pako polir & ceramic coating nga Advance Detailing, 3x servise të rregullta nga Euro Delta. Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS./Zëri

Image

Image

Image

 

Image