Joe Benarroch, ish-ekzekutivi i NBCUniversal do t’i bashkohet Twitter-it

Joe Benarroch, ish-ekzekutivi i NBCUniversal do t’i bashkohet Twitter-it

Auto&Tech June 05, 2023 - 09:36

Ish-ekzekutivi i NBCUniversal Joe Benarroch nga sot do t’i bashkohet Twitter, në një rol të fokusuar në operacionet e biznesit. Kjo u bë e ditur nga vetë ai për Reuters.

Benarroch përmes një email-i bëri të ditur se ai mezi priste të punonte me ekipin e kompanisë për të “ndërtuar së bashku Twitter 2.0”.

“Mirë se erdhe në tufë, @benarroch_joe! Nga një zog te tjetri,” shkroi në Twitter shefja ekzekutive e Twitter Linda Yaccarino, e cila u emërua në maj. Ajo nuk përmendi pozicionin që do të marrë Benarroch, transmeton Telegrafi.

Në NBCUniversal, Benarroch ishte mbikëqyrës i strategjisë së komunikimit për divizionin e Reklamimit dhe Partneriteteve, duke raportuar te Yaccarino, e cila ishte shefe e reklamave atje përpara se ajo t’i bashkohej Twitter-it.

Benarroch po emërohet pas largimit të një numri drejtuesish, largime këto të cilat shtuan edhe më shumë sfida për Yaccarino-n.