Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel
Instagram po hap mundësinë për përdoruesit që të shkarkojnë siç duhet përmbajtjen Reel, për të lejuar njerëzit jashtë SHBA-së ta bëjnë këtë.
Përdoruesit, të cilët deri më tani donin të ruanin një video të Reel për më vonë, kryesisht duhej ta bënin këtë duke e ruajtur atë në Instagram.
Përveç nëse ata jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ku Reels mund të shkarkohen nga qershori, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kjo tani po ndryshon dhe Instagram po fillon të lejojë përdoruesit në mbarë botën të shkarkojnë Reels.
Ndryshimi i ri u njoftua nga shefi i Instagramit, Adam Moser, dhe vjen pasi opsioni për të shkarkuar fizikisht Reels ishte i disponueshëm vetëm në SHBA për muaj të tërë.
Megjithatë, edhe këtu do të ketë një “truk”. Reels e shkarkuar nga Instagram do të kenë një “shenjw identifikuese” që përmban logon e Instagramit dhe emrin e llogarisë.
Kjo nuk është e re, sepse TikTok dhe YouTube tashmë kanë diçka të ngjashme dhe si të siguroheni që ajo që shkarkohet të tregojë nga cili shërbim vjen, nëse publikohet në një shërbim tjetër.