I ndalohet fluturimi aeroplanit “Boeing 737” pas plasaritjes së xhamit të përparmë

I ndalohet fluturimi aeroplanit “Boeing 737” pas plasaritjes së xhamit të përparmë

Auto&Tech January 14, 2024 - 12:00

Aviacioni është duke u përballur me probleme të shumta, prodhuesit e avionëve “Boeing” tani po kanë problem me material.

Për këtë autoritetet amerikane kanë zgjatur ndalimin e fluturimit për aeroplanin “Boeing 737-Max 9” për një kohë të pacaktuar pasi një aeroplan i kësaj kompanie theu një pjesë të kabinës.

Po ashtu, linja ajrore më e madhe japoneze, All Nippon Airëays (ANA), po raporton një problem me dritaren e kabinës së një Boeing 737-800. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia japoneze e lajmeve Kyodo Neës. Fluturimi në fakt duhej të transportonte 65 pasagjerë plus ekuipazhin nga Sapporo në Toyama - por avioni duhej të kthehej për shkak të një çarje në xhamin e përparmë, shkruan spigel.de, transmeton Zeri.info.

Stresi i nxehtësisë si shkak?

Dhjetë vjet më parë kishte probleme me dritaret e kabinës së Boeing Dreamliner. Në atë kohë u zbuluan të çara në kabinat e dy avionëve të Air India. Linja ajrore tha në atë kohë se dëmtimi i dritareve të kabinës mund të ndodhte në çdo kohë dhe nuk ishte një problem specifik për Dreamliner.

Çarje të tilla mund të shkaktohen, për shembull, nga nivele të ndryshme të stresit të nxehtësisë në pjesë të ndryshme të xhamit. Dëmtimi mekanik i shkaktuar nga një objekt që godet gjithashtu mund të shkaktojë plasjen e dritares. Bëhet e rrezikshme nëse shkatërrohen jo vetëm shtresat e jashtme, por edhe ato të brendshme - atëherë mund të ketë rrezik të rënies së presionit.