Jeep njofton për pesë modele të reja që pritet të arrijnë vitet e ardhshme

Jeep njofton për pesë modele të reja që pritet të arrijnë vitet e ardhshme

Auto&Tech February 24, 2024 - 20:24

Viti 2025 duket se do të jetë mjaft i suksseshëm për Jeep.

Kjo pasi marka amerikane do të prezantojë pesë modele të reja, dy nga to automjete elektrike me bateri dhe një linjë më të madhe automjetesh hibride plug-in.

CEO i Jeep, Antonio Filosa, ka informuar mediat për planet e kompanisë për këtë vit dhe strategjinë e saj për të qenë pjesë e tregut.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025 pritet që të hyjë në prodhim Jeep Wagoneer S, përpara se të dalë për shitje në tremujorin e tretë. Ky model do të jetë Jeep-i më i shpejtë ndonjëherë, pasi arrin 96 km/h në më pak se 3.5 sekonda.

Wagoneer S ka 600 kuaj fuqi, dhe mbështetet nga platforma STLA Large e Stellantis ashtu si modeli i ri Recon.

Jeep nuk ka dhënë detaje rreth datës specifike për prodhimin e Recon, por thuhet se nuk do të jetë larg nga Wagoneer.

Gjithashtu, linja e Jeep-it hibrid plug-in 4x do të rritet. Një model që ka të ngjarë të prodhohet është Gladiator PHEV.

Me këta hapa, prodhuesi amerikan i automjeteve po hedh bazat për një vit të suksesshëm.