Renault Scenic fiton çmimin “Vetura e Vitit 2024”

Renault Scenic fiton çmimin “Vetura e Vitit 2024”

Auto&Tech February 27, 2024 - 08:16

Automjeti elektrik Scenic i Renault fitoi çmimin “Makina e Vitit 2024” në panairin e automjeteve në Gjenevë të hënën, duke i dhënë një shtysë kompanisë franceze teksa ajo po “elektrizon” biznesin e saj.

Sipas mediave të huaja, SUV-i i kësaj kompanie mundi BMW Seria 5 sedan, i cili u dha nga një juri prej 58 gazetarësh evropianë që mbulojnë sektorin e automjeteve.

Ceremonia u mbajt në panairin ndërkombëtar të makinave në Gjenevë, i cili u rikthye pas një ndërprerjeje katërvjeçare si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Renault është i vetmi prodhues evropian i automjeteve me prezencë në panairin e sivjetshëm të automjeteve, pasi gjigantët Volkswagen dhe Stellantis, markat e të cilëve përfshijnë Peugeot dhe Fiat, vendosën të anashkalojnë ngjarjen.

Renault lansoi një version elektrik të modelit Scenic, një makinë popullore familjare, në fund të vitit 2023 dhe dërgesat e para do të fillojnë në pranverën e ardhshme.

Kompania synon të jetë një markë plotësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030.

Image