Versioni beta i WhatsApp-it, me një funksion të ri

Versioni beta i WhatsApp-it, me një funksion të ri

Auto&Tech March 22, 2024 - 14:28

WhatsApp duket se ka nxjerrë një sërë përditësimesh në ditët e fundit për përdoruesit e versionit beta.

Ndërsa shumë nga këto përditësime adresojnë shqetësime të ndryshme, shumë prej tyre prezantojnë veçori të reja që përdoruesit mund t’i testojnë.

Me versionin beta të WhatsApp, aplikacioni po e rrit gjatësinë e videove që përdoruesit mund t’i publikojnë në storiet e tyre.

Aktualisht, përdoruesit e aplikacionit mund të postojnë video deri në 30 sekonda në storiet e tyre, por versioni beta e rrit gjatësinë e tyre në 1 minutë.

Por, me sa duket ky funksion është i disponueshëm vetëm për testuesit beta të WhatsApp në Android.

Aplikacioni popullor i mesazheve ende nuk e ka konfirmuar se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme për të gjithë. /Telegrafi