WhatsApp zyrtarisht prezanton veçorinë e re

WhatsApp zyrtarisht prezanton veçorinë e re

Auto&Tech March 25, 2024 - 08:48

WhatsApp ka zhvilluar funksionin për të “gozhduar” mesazhe në biseda individuale apo grupore në dhjetor të vitit 2023.

Mesazhet gozhdohen me anë të funksionit ‘pin’ dhe shfaqen në krye të bisedës pikërisht poshtë emrit dhe imazhit të personit ose grupit.

Sidoqoftë, përdoruesit mund të bënin pin vetëm një mesazh brenda një bisede, shkruajnë mediat e huaja.

Por, tashmë platforma e mesazheve ka njoftuar zyrtarisht veçorinë që i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhe të shumta brenda një bisede.

Bëhet e ditur se tani përdoruesit e aplikacionit popullor të mesazheve mund të gozhdojnë deri në tre mesazhe brenda një bisede.

Gjithashtu, ata do të mund të zgjedhin kohëzgjatjen për të cilën do ta gozhdojnë mesazhin ku ka tre opsione, 24 orë, 7 ditë dhe 30 ditë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, së fundmi është raportuar se WhatsApp është duke punuar edhe në një redaktues imazhi të mbështetur nga Al.