Modelet e reja nga McLaren do të frymëzohen nga dizajni i Formula 1

Modelet e reja nga McLaren do të frymëzohen nga dizajni i Formula 1

Auto&Tech March 29, 2024 - 10:17

Sapo McLaren ka marrë një pronar të ri, prodhuesi i automjeteve është gati të shqyrtojë dizajnet e ardhshme të veturave të tij.

Imazhi i vetëm ngacmues i shpërndarë na shfaq disa skica të cilat na tregojnë se pamja e modeleve të reja nuk do të jetë shumë e ndryshme nga ato aktualet.

Megjithatë, McLaren si duket po frymëzohet kryesisht nga Formula 1, gara Can-Am dhe vetura ikonë F1 për dizajnin e modeleve të ardhshme.

Por, përveç në pjesën e jashtme, dizajni i F1 do të zbatohet edhe në brendësinë e veturave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, javën e kaluar, pronësinë e plotë të McLaren Group e mori kompania Bahrain Mumtalakat Holding, e cila është shprehur se do të ndihmojë markën të investojë në produkte dhe teknologji të reja.

Edhe pse marka britanike është përballur me disa probleme financiare viteve të fundit, udhëheqja e re duket se po i redukton ato.

Bëhet e ditur se hipervetura e re e markës mund të prezantohet këtë vit dhe thuhet se prodhon mbi 1,000 kuaj fuqi nga një motor V8 hibrig plug-in. /telegrafi

Image

Image

Image