Sulm masiv kibernetik kundër “Microsoft”-it, mijëra serverë në gjithë botën në rrezik

Sulm masiv kibernetik kundër “Microsoft”-it, mijëra serverë në gjithë botën në rrezik

Auto&Tech July 21, 2025 - 08:11

Softueri i serverëve të “Microsoft Corp” është sulmuar masivisht nga hakerat. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë për shkelje të përhapura të sigurisë në të gjithë botën.

Kompania e softuerëve me seli në Redmond, Uashington, tha se ka publikuar një përditësim të ri sigurie që klientët e saj mund ta instalojnë në serverët e tyre SharePoint “për të shmangur sulmet aktive që synojnë serverët lokalë”.

Gjithashtu, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) tha se ishte në dijeni të cenueshmërisë, e cila mund t’u lejojë hakerave të fitojnë akses në skedarë dhe cilësime të brendshme të sistemit, si dhe të ekzekutojnë kod në rrjet dhe po punon për këtë çështje.

Firmat e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se një numër i madh organizatash në të gjithë botën mund të preken nga shkelja. /abcnews