
Presidenca: Aktivizimi i Apple Pay në Kosovë, hap drejt integrimit në ekosistemin dixhital ndërkombëtar
Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi shërbimi i njohur ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë, duke e quajtur hap të rëndësishëm dhe konkret drejt integrimit të plotë në ekosistemin dixhital ndërkombëtar.
Së bëhet e ditur në njoftim, më 8 maj, Shefja e Stafit të Presidentes së Kosovës, Learta Hollaj, së bashku me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe të Ambasadës së SHBA-së, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, kanë realizuar një takim online me selinë qendrore të kompanisë Apple.
Sipas Presidencës, qëllimi i prezantimit ishte të paraqiste qartë sfidat me të cilat përballet Kosova në raport me platformat dhe shërbimet e Apple, si dhe ndikimin e tyre në sektorin e biznesit dhe në sovranitetin dixhital të vendit.
“Për më shumë se një vit, Presidenca, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane e në koordinim me Ambasadën Amerikane, po punon për të avancuar sovranitetin dixhital të Kosovës dhe për të siguruar përfshirjen e saj në platformat globale”, theksohet në njoftim.