Tesla tërheq 13 000 automjete elektrike nga tregu

Tesla tërheq 13 000 automjete elektrike nga tregu

Auto&Tech October 24, 2025 - 15:46

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Rrugët e SHBA-së (NHTSA) ka bërë të ditur se gjigandi amerikan i automjeteve elektrike Tesla ka tërhequr rreth 13 mijë automjete ‘Model 3’ dhe ‘Model Y’ të vitit 2026 për shkak të një problemi me një komponent të paketës së baterisë.

“Tesla Inc. po tërheq disa automjete ‘Model 3’ 2025 dhe ‘Model Y’ 2025. Një kontaktor i baterisë mund të dështojë, duke shkaktuar humbje të fuqisë së ngasjes”, tha NHTSA-ja.

Ajo paralajmëroi se defekti në kontaktorin e baterisë dhe humbja e energjisë mund të rrisin rrezikun e nj aksidenti.

Siç njoftoi administrata, numri i automjeteve të prekura potencialisht nga tërheqja ishte gati 13 mijë.

Ajo tha se Tesla do t’i zëvendësojë kontaktorët pa pagesë dhe se letrat e njoftimit janë planifikuar t’u dërgohen pronarëve të automjeteve më 9 dhjetor. /oranews