Meta dhe TikTok shkelin rregullat e platformës online të BE-së, zbulon Komisioni Evropian
Meta nuk ua lehtëson mjaftueshëm përdoruesve paraqitjen e ankesave për përmbajtje të paligjshme online në platformat e saj Instagram dhe Facebook, tha Komisioni Evropian, ndërsa i afrohet përfundimit të hetimit të tij ndaj gjigantit të teknologjisë sipas rregullave të platformave online të BE-së.
Përdoruesit mund të duan të raportojnë përmbajtje të paligjshme që shohin në internet, por aktualisht nuk gjejnë ndihmë ose nuk marrin përgjigje për raportet e tyre, sipas gjetjeve paraprake të Komisionit.
Gjetjet vijnë ndërsa Komisioni filloi hetimet sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) - rregulla që synojnë të luftojnë përhapjen e përmbajtjes dhe produkteve të paligjshme në internet - në platforma vitin e kaluar.
Bëhet e ditur se çështjet filluan pasi u paraqitën ankesa të shumta pranë rregullatorit të përmbajtjes në Irlandë, ku ndodhet selia e Meta-s në BE.
Komisioni ka punuar me autoritetin irlandez për çështjen.
Gjetjet janë një hap i parë në hetim dhe platformat tani kanë kohë të përgjigjen me shkrim.
Nuk ka afat ligjor për këtë, kështu që procesi mund të zgjasë pak.
Pas kundërargumenteve të platformave, Komisioni përfundimisht mund ta zgjidhë çështjen ose të vendosë gjoba deri në 6% të xhiros vjetore në mbarë botën.
Qëllimi është të mundësohet një kuptim më i thellë i rreziqeve sistemike që i paraqiten shoqërisë përmes botës online, si dhe të mbështetet mbikëqyrja efektive e përputhshmërisë me DSA-në.
Ndryshe, hetimi më i gjerë mbi pajtueshmërinë e Meta-s me rregullat, i cili filloi në prill 2024, përqendrohet gjithashtu në reklamat mashtruese dhe përmbajtjen politike.
Në total, Komisioni ka nisur rreth 14 procedura për shkelje të mundshme të DSA-së dhe ka publikuar tashmë gjetjet paraprake në rastet që lidhen me X, TikTok, AliExpress dhe Temu.
Asnjë nga hetimet nuk është përfunduar ende.