Një video e re zbuloi pamjen e telefonit inteligjent me palosje të trefishtë të Samsungut

Një video e re zbuloi pamjen e telefonit inteligjent me palosje të trefishtë të Samsungut

Auto&Tech November 05, 2025 - 16:54

Javën e kaluar, Samsung prezantoi telefonin e parë inteligjent me tre palosje në panairin K-Tech 2025, dhe kjo pajisje, e cila ende nuk ka një emër zyrtar, ishte vendosur pas një ekrani prej xhamit.

Tani, SBS News dhe Omokgyo Electronics kanë publikuar një video që jep një pamje më të qartë të pajisjes nga kënde të ndryshme.

Mund të shihet se ka bosht të dyfishtë të vendosur në të dyja anët e ekranit kur ai është i palosur, dhe hinge në anën e majtë duket më e gjerë se hinge në anën e djathtë.

Pasi hapet, ekrani i jashtëm lëviz në anën e djathtë, ndërsa dy panelët e mbetur zënë hapësirën pranë tij.

Përdoruesi merr një diagonale prej 10 inç kur telefoni është plotësisht i hapur, dhe pajisja duket jashtëzakonisht e hollë kur shikohet nga ana.

Galaxy Z TriFold, emër i cili po supozohet për këtë pajisje, gjithashtu ka një ekran të jashtëm në pjesën e pasme, me tre kamera dhe flash LED, që duken sikur janë marrë nga Galaxy Z Fold7.

Pajisja gjithashtu ka butonin “power” dhe butonat për kontrollin e volumit në anën e djathtë. Dukesh që butoni “power” gjithashtu përmban skaner për gjurmët e gishtërinjve, ashtu si modeli Fold7.

Samsung ende nuk ka ndarë specifikimet e detajuara të pajisjes, dhe për momentin nuk dihen dimensionet e saj të sakta