Tinder sjell një funksion të ri, jua gjen “partnerin ideal” përmes Inteligjencës Artificiale

Tinder sjell një funksion të ri, jua gjen “partnerin ideal” përmes Inteligjencës Artificiale

Auto&Tech November 10, 2025 - 11:18

Kompania amerikane, Match Group, që është pronar i aplikacionit Tinder, ka bërë të ditur në një bisedë me investitorët se do të nisë gradualisht një funksion të ri të bazuar në inteligjencë artificiale, pasi numri i abonentëve ka rënë për 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Numri i abonentëve në Tinder ka shënuar rënie për nëntë tremujorë radhazi, dhe Match Group synon të përmbysë këtë trend me funksionin që quhet “Chemistry” - ai do t’u bëjë përdoruesve pyetje, dhe, me lejen e tyre, do të analizojë fotografi nga galeria e telefonit që nuk janë ndarë publikisht, për të mësuar më tepër rreth interesave dhe personalitetit të tyre.

Për shembull, nëse inteligjenca artificiale vëren që përdoruesi ka fotografi nga ecja në mal, aplikacioni mund ta përballë atë me një partner të mundshëm që ka interesa të ngjashme.

Funksioni tashmë po testohet në Zelandën e Re dhe Australi, dhe sipas shefit ekzekutiv të Match Group, Spenser Raskoff, do të jetë “shtylla kryesore e përvojës së ardhshme të Tinderit për vitin 2026”.

Megjithatë, ndonëse kjo ide mund të sjellë përvoja më të personalizuara, ekspertët paralajmërojnë se përfitimi për përdoruesin është i kufizuar, ndërsa hapet çështja e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave. /Telegrafi