Renderët zbuluan përmasat e pazakonta të iPhone Fold

Renderët zbuluan përmasat e pazakonta të iPhone Fold

Auto&Tech December 20, 2025 - 16:08

CADërenderët e parë të iPhone Fold janë publikuar dhe tregojnë përmasat shumë të pazakonta të këtij telefoni.

Këto renderë, të destinuar për prodhuesit e mbështjellësve dhe aksesorëve të tjerë, zbulojnë se ekrani i brendshëm i pajisjes ka një diagonale prej 7,76 inçesh me rezolucion 2713×1920 pikselë, ndërsa ekrani i jashtëm ka 5,49 inç me rezolucion 1422×2088 pikselë, që i jep një raport të çuditshëm të përmasave.

Kur është i mbyllur, iPhone Fold ka dimensionet 120,6×83,8×9,6 mm, ndërsa kur hapet është 120,6×167,6×4,8 mm.

Përveç ekranit, shihet edhe vendi për kamerën ‘selfie’ të integruar në ekranin kryesor, ndërsa ekrani i jashtëm ka një hapje për kamerën ‘selfie’ me formë “punchëhole”.

Telefoni gjithashtu duket se ka dy kamera të pasme të vendosura në një shirit të gjatë, ngjashëm me stilin e iPhone Air.

Shfaqja e tij zyrtare pritet të jetë në shtator, por disa zëra sugjerojnë se nuk do të dalë në treg para fillimit të vitit 2027.