Rusia vendos masa kufizuese ndaj “WhatsApp”-it

Rusia vendos masa kufizuese ndaj “WhatsApp”-it

Auto&Tech December 22, 2025 - 23:12

Rregullatori shtetëror rus i komunikimeve Roskomnadzor ka njoftuar se vendi po vendos gradualisht masa kufizuese ndaj aplikacionit WhatsApp.

Duke cituar një deklaratë të shërbimit për media të Roskomnadzor-it, portali i lajmeve RBK raportoi se WhatsApp “vazhdon të shkelë ligjin rus”.

“Roskomnadzor po vendos gradualisht masa kufizuese ndaj WhatsApp-it. Përkeqësimi gradual i thirrjeve në WhatsApp ka filluar në muajin gusht, siç ka raportuar Roskomnadzor në media”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se kufizimet po zbatohen gradualisht për t’u dhënë përdoruesve mundësinë të kalojnë në aplikacione të tjera të mesazheve.

Më herët gjatë ditës, sipas faqes së internetit Sboy.rf, rreth 1.600 ankesa ndaj WhatsApp-it u regjistruan brenda 24 orëve.

Përdoruesit raportuan ndërprerje në njoftime, probleme me dërgimin e mesazheve dhe funksionim të paqëndrueshëm të aplikacionit dhe faqes së tij të internetit.

Më herët, thirrjet në WhatsApp dhe Telegram ishin kufizuar në Rusi për arsye “sigurie dhe parandalimi të mashtrimeve”.

Në fund të nëntorit, Roskomnadzor paralajmëroi se WhatsApp do të bllokohej plotësisht nëse nuk përmbushë legjislacionin rus./atsh