Meta planifikon të lansojë një orë inteligjente këtë vit
Auto&Tech
February 19, 2026 - 16:18
Meta planifikon të lansojë orën e saj të parë inteligjente këtë vit, sipas një raporti.
Bëhet e ditur se kompania ka ringjallur projektin e saj të orës inteligjente "Malibu 2".
Pajisja e cila do të dalë në treg më vonë këtë vit, do të ketë monitorimin e shëndetit dhe një asistent të integruar Meta AI.
Lajmi sinjalizon një rikthim të madh për pajisjet që vishen, të nxitura nga bumi i Al, ndërsa kompanitë nxjerrin në shitje pajisje të mbushura me teknologji, të synuara veçanërisht për shëndetin dhe fitnesin.
Tani kompania po rivlerëson afatet kohore për të lehtësuar shqetësimet se lansimi i shumë pajisjeve mund ‘të ngatërrojë’ klientët.