20-vjeçarja padit kompanitë Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale

20-vjeçarja padit kompanitë Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale

Auto&Tech March 03, 2026 - 11:55

Një 20-vjeçare ka dalë para gjykatës në Los Anxhelos me një rrëfim që ka tronditur sallën e gjyqit.

Ajo pretendon se rrjetet sociale i “morën” vitet e fëmijërisë dhe e çuan drejt ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit.

E njohur si Kaley (KGM) për të mbrojtur privatësinë, ajo ka paditur gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google, duke i akuzuar për krijimin e platformave me natyrë varësuese për fëmijët. Në qendër të padisë janë Instagram dhe YouTube.

“Gjëja e parë që bëja kur zgjohesha ishte Instagrami dhe qëndroja aty gjithë ditën”, dëshmoi ajo.

Sipas saj, nisi të përdorte YouTube në moshën 6-vjeçare dhe Instagram në moshën 9-vjeçare, pa asnjë pengesë për moshën.

Funksioni “autoplay” në YouTube, që nis automatikisht videon pasuese, e mbante të lidhur për orë të tëra.