X300 Ultra nga vivo, telefoni që synon të bëhet “kamera kinematografike në xhep”

X300 Ultra nga vivo, telefoni që synon të bëhet “kamera kinematografike në xhep”

Auto&Tech March 12, 2026 - 19:35

Kompania vivo ka prezantuar telefonin e saj të ri, vivo X300 Ultra, i cili synon të vendosë një standard të ri për videografinë në smartphone.

Pajisja thuhet se është projektuar posaçërisht për krijuesit e përmbajtjes dhe filmuesit që kërkojnë cilësi profesionale videoje nga një pajisje që mund të mbahet në xhep.

Telefoni vjen me veçori të avancuara, përfshirë lentën e parë në industri 400 mm Telephoto Extender, e zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë e njohur të optikës ZEISS.

Për më tepër, të tre kamerat ofrojnë performancë në nivel të kamerës kryesore dhe janë të pajisura me stabilizim optik të imazhit (OIS).

Një nga veçoritë më të spikatura është regjistrimi video 4K me 120 fps dhe 10-bit Log në të gjitha lentet, gjë që e bën pajisjen të përshtatshme edhe për përdorim në procese profesionale të prodhimit video.

vivo X300 Ultra shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm për kompaninë, pasi është lansimi i parë i vivo jashtë Kinës, duke u prezantuar në tregjet europiane dhe të tjera ndërkombëtare.

Sipas kompanisë, qëllimi është që ky model të ofrojë një përvojë të plotë kinematografike në smartphone dhe të vendosë një standard të ri për krijimin e videove me telefon.