Rebelim në një burg në Venezuelë - Vriten 23 të burgosur

Rebelim në një burg në Venezuelë - Vriten 23 të burgosur

Bota May 25, 2019 - 16:22
Lexoni detajet

Organizata e mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve në Venezuelë sot kumtoi se rojet e burgut, gjatë rebelimit në një burg në shtetin federal Portugesa, janë vrarë 23 të burgosur.

Umberto Prado nga Observatori për të burgosurit e Venezuelës tha se në këtë rebelim janë lënduar edhe 18 roje.

Ai burg është 350 kilometra nga kryeqyteti Karakas.

Autoritetet e Venezuelës deri më tani nuk e komentuan këtë incident.

Vitin e kaluar, 68 të burgosur janë vrarë në rebelimin në burgun në Valensia, nga të cilët shumica u dogjën të gjallë.

Kritikët thonë se 30 burgje në Venezuelë janë të mbingarkuara dhe me ta menaxhojnë banda, të cilët merren me trafikimin e drogës dhe armëve.

Përndryshe, Venezuela gjendet në krizë të madhe, e cila karakterizohet me mungesë ushqimi dhe ilaçesh, për çka miliona qytetarë janë larguar na vendi.

Në të njëjtën kohë, ekziston konflikt i ashpër politik midis presidentit Nikollas Maduro dhe udhëheqësit të opozitës Huan Guaido, i cili u shpall për president të përkohshëm dhe është mbështetur nga rreth pesëdhjetë vende, duke e përfshirë edhe SHBA-në.