Pamje shokuese të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë (Foto)

Pamje shokuese të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë (Foto)

Bota June 26, 2019 - 14:31
Lexoni detajet

Imazhi tronditës i kapur të hënën tregon për udhëtimin e rrezikshëm të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara. Oscar Alberto Martinez kishte kaluar lumin Rio Grande dhe u kthye për të marrë gruan e tij kur vajza e tij 23 muajshe e pa atë të notonte dhe kërceu pas tij, thotë një gazetar, raporton CNN, transmeton zeri.info

Babai arriti tek vajza e vogël me pantallona të kuqe dhe këpucë të zeza, por një rrymë e fortë përfshiu dhe i mbyti ata, thotë Julia Le Duc, fotografja që kapi imazhin e tyre, për gazetën meksikane La Jornada.

Gazeta në fjalë bisedoi me gruan e burrit fatkeq, Tania, e cila tha se ishte atje kur burri dhe fëmija i saj u mbytën të dielën. Trupat e tyre u gjetën në anën meksikane të Rio Grandes./Zeri

Image