Ankohet Trump: Twitter po më censuron

Ankohet Trump: Twitter po më censuron

Bota June 26, 2019 - 19:24
Detajet

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot rrjetin e tij të preferuar social, Twitter, se po e censuron për të favorizuar të majtën.

”Ata i pengojnë qytetarët të më ndjekin në Twitter dhe e kam shumë të vështirë të përcjell mesazhin tim”, denoncoi ai në televizionin Fox Business.

”Këta individë janë të gjithë demokratë, ata janë plotësisht në anën e tyre”, theksoi Trump.

”Nëse nesër do të njoftoja që unë do të bëhem një demokrat, atëherë do të fitojë pesë herë më shumë abonentë”, vijoi ai.

”Kjo e bën Twitter-in të jetë i tmerrshëm. Shumë individë më kanë pohuar se nuk munden të më ndjekin në Twitter”, theksoi Trump.