Katër të lënduar nga shembja e ndërtesave në Vjenë

Katër të lënduar nga shembja e ndërtesave në Vjenë

Bota June 26, 2019 - 23:30
Lexo lajmet e fundit nga bota

Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në Vjenë të Austrisë.

Kjo për shkak se në dy ndërtesa afër qendrës së qytetit dyshohet se ka qenë një shpërthim i gazit.

Pos këtyre, edhe një numër tjetër i personave kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas Euronews, brigada e zjarrit nuk përjashton mundësitë e personave të vdekur.

Ndërsa policia bëri të ditur që disa kate të ndërtesave janë shembur.