Autoritetet amerikane paralajmëron se do të qëllojnë këdo që mundohet të i afrohet Zonës 51

Autoritetet amerikane paralajmëron se do të qëllojnë këdo që mundohet të i afrohet Zonës 51

Bota July 15, 2019 - 20:28
Lexo Detajet

Forcat ushtarake amerikane kanë lëshuar një paralajmërim për këdo që mundohet të i afrohet Zonës 51. Së fundi një fushatë është nisur nga entuziastë të alienëve për organizim masiv të një marshi drejt kësaj zone. Shumë personë besojnë se kjo bazë top sekrete e ushtrisë amerikane mban brenda saj edhe alienë.

Edhe pse një herë ky marsh filloi si shaka, tani ka mbledhur më shumë se një milion ndjekës.

“Zona 51 është bazë ushtarake amerikane. Ne kërkojmë nga kushdo që të mos mendojë të i afrohet kësaj zone ku trajnohen ushtarët tonë më të mirë”, thuhet në një deklaratë zyrtare të ushtrisë amerikane.

“Forcat amerikane gjthmonë janë të gatshme të mbrojnë Amerikën dhe asetet e saja”

Por organizatorët kanë inkurajuar të gjithë ndjekësit që të shkojnë në numër të madh atje pasi që besojnë se forcat amerikane nuk do të qëllonin përmbi shtetasit e tyre.

“Nuk mund të qëllojnë ëprmbi të gjithë neve”, thuhet në faqen zyrtare të këtij organizimi.

Zona 51 ndodhet në shkretëtirën e Nevadas. Aty thuhet se ka alienë dhe objekte të paidentifikuara të fluturimit që janë zënë nga operacionet topsekrete ushtarake të ShBA’së.